Nominimet për çmimet ‘Grammy’ u shpallën ditën e djeshme dhe në listën e tyre ishte e përfshirë dhe ish-zonja e parë, Michelle Obama. Në fakt të gjithë u habitën kur e mësuan lajmin, pasi Michelle nuk ka qenë asnjëherë pjesë e industrisë së muzikës, por ajo është nominuar për diçka mjaft speciale. Obama është nominuar për kategorinë ‘Spoken Word Album’ për versionin audio të librit të saj ‘Becoming’. Menjëherë pas këtij momenti Michelle ka reaguar përmes një postimi në ‘Instagram’, duke treguar se ndihet mjaft e emocionuar për vlerësimin që i është bërë. Autobiografia e Michelle u rendit në ‘top listat’ botërore për rekord shitjesh. Në të ish-zonja e parë ka treguar të gjithë jetën e saj duke nisur që nga fëmijëria, duke vazhduar tek universiteti, njohja me Barack dhe lindja e vajzave të saj.

- SPONSOR -Smiley face