Ish zonja e parë e ShBA-ve,Michelle Obama ka treguar në një intervistë se çfarë i tha George Bush kur i dha një karamele në funeralin e senatorit John McCain në shtator.
“Unë nuk e kuptova se dikush ishte duke na filmuar ne.”- u shpreh ajo.
“Presidenti Bush dhe unë jemi gjithëmonë bashkë për shkak të protokollit, ai është një njeri shumë i mirë për të cilin gëzoj shumë respekt, ai është shakator dhe “partneri im në krim”” ka thënë Michelle Obama që na habiti të gjithëve për mardhënien e mirë që paska ajo me ish presidentin e ShBA-ve dhe sigurisht kjo është një gjë shumë e mirë.
Nuk e dimë nëse Barack Obama bëhet xheloz por me siguri jo duke parë tipin e tij tepër miqësor dhe të qetë.

- SPONSOR -