Dy ditë më parë Riselda Sejdiu dhe nëna e saj festuan ditëlindjet në kryeqytetin e luksit Dubai dhe një postim që na bëri përshtypje ishte dhe ai i bloggeres dhe hair artistes Migena Skënderaj. “Gëzuar ditëlindjen tezja ime bukuroshe dhe kushërira ime. Dy gra mahnitëse!”– shkruan ajo në Instagram dhe zbuluam se Migena qenka vajza e tezes të Riselda Sejdiut. Migena në Shqipëri nuk është shumë e njohur por në Kanada ajo është një nga make-up&hair artist më të njohur, gjithashtu edhe bloggere.

View this post on Instagram

Gjithmonë më lumturojnë gjërat e vogla, vazhdoj ende të besoj në vogëlsira sepse ato bëjnë një diferencë të madhe përsa i përket lumturisë… Duke besuar në vogëlsira nuk mbetesh i vogël ,përkundrazi me gjëra të vogla mund të lumturojmë këdo, mjafton të ketë pak dashuri brenda. Duke besuar në gjëra të mëdha mendoj se do të humbasim ndjesinë e të qenurit shumë i vogël në këtë botë, prandaj lumturojeni veten me vogëlsira sepse vogëlsirat ju bëjnë të dukeni të mëdhenj. Kjo zemër që kam ndërtuar me duar është shumë më e vogël se zemra me lule e arushit mbrapa, por më bën të ndihem e lumtur sepse e krijova vet, ashtu pa lule , pa ngjyra, e vogël, transparente,por është e imja bashkë me pozicionin e gjurit majtas që mban gjithë peshën e trupit tim në demi plié… Ja kaq e thjesht është të besosh në vogëlsirat e mrekullisë ashtu siç do besojmë në praktikën e “Miracle Yoga” në datë 22 Dhjetor në @trident_wellness /Dubai Marina. #yogaforacause❤️🖤 #internacionalworkshop #riseldasejdiu #savealbania #dubai #choreographerlife #shooting #miraclegardendubai #ballerina #blessedlife #hardworking

A post shared by Riselda Sejdija (@riseldasejdija) on

- SPONSOR -Smiley face

Përveç se është një yll i vërtetë me tipare të një modeleje, Migena është tepër e talentuar në profesionin e saj si make-up&hair artist. Shumë personazhe të njohur i kanë besuar look-un e tyre duarve të Migenës dhe sigurisht që kanë ngelur të kënaqur.

Nëse doni të frymëzoheni për modele flokësh apo makeup-i mjafton të hyni tek profili i saj në Instagram dhe do gjeni një mori modelesh dhe produktesh që Migena u sugjeron ndjekësve të saj. Produkte për fytyrën dhe flokët që do ju shpëtojnë nga problemet e përditshme. E dashuruar pas punës së saj ajo është një shembull suksesi pasi nuk është e lehtë të jesh kaq e njohur në një vend si Kanadaja.

Sigurisht që nuk e harron asnjëherë vendlindjen e saj Shqipërinë dhe nga profili i saj në rrjetin social Instagram shohim shumë video me këngë shqip dhe familjen e saj duke kërcyer dhe shijuar ritmet shqiptare.

 

- SPONSOR -Smiley face