Miley Cyrus është një nga këngëtaret më të sinqerta të showbiz-it dhe gjtihmonë është treguar e hapur për fansat e saj. Në dhjetor të këtij viti këngëtarja e njohur i dha fund beqarisë duke u martuar me aktorin Liam Hemsworth. Dhe të gjithë menduan se pas martese Miley do jetë “më e mbledhur” por në fakt është e kundërta pasi ajo nuk do ndryshojë kurrë. Në në intervistë për “Elle” ajo ka folur për orientimin e saj seksual pas martesës dhe tregon se koncepti i saj për dashurinë universale nuk ndryshon. Ajo që i habiti të gjithë ishte deklarata e saj duke pranuar vetë se edhe pse është e martuar me aktorin, përsëri ajo është e tërhequr seksualisht ndaj vajzave.

“Vërtet njerëzit mendojnë se unë rri në shtëpi dhe gatuaj? Vërtet jam në një marrëdhënie heteroseksuale, por vazhdoj të jem shumë e tërhequr seksualisht ndaj vajzave. Unë mora një vendim për se cilin partner doja në krah. Zgjodha njeriun me të cilin ndihesha më e sigurt. Përfundimisht, nuk përshtatem me rolin stereotipik të bashkëshortes. As që më pëlqen ajo fjalë.”-shprehet Miley duke konfirmuar edhe një herë biseksualitetin e saj.

- SPONSOR -Smiley face

- SPONSOR -Smiley face