Miley Cyrus njihet për të kaluarën e saj jashtë skemave kur postonte në Instagram vetëm foto ndërkohë që pinte kanabis. Pastaj këngëtarja ndryshoj sjelljen e saj mbasi u rilidh me dashurinë e saj të vjetër, Liam Hemsworht, edhe kjo diçka e njohur e tashmë. Nga twerking te Wrecking Ball ajo tani shfaqet me një look gati romantik, me sa duket Miley ka marrë një drejtim ku e gjen më shumë vetëveten.

Duke u Ngarkuar...

Vetëm një ditë më parë ajo ka lëshuar një intervistë të gjatë te SiriusXM ku rikujton edhe njëherë të shkuarën e saj dhe flet për një të tashme ku ka vendosur të qendrojë totalisht esëll. Ajo i ka thën jo duhanit, prej më shumë se 10 javësh, dhe alkolit. “shiko sytë e mij, shiko sat ë kthjellët që janë. Janë të qartë dhe pa hije dhe mund të shikojë gjithçka rreth e rrotul pa probleme”. Miley ja ka dalur vetëm falë vullnetit të saj pa pasur nevojë për një ndihmë të jashtme si psikologët.

Ajo ka pranuar në mënyrë të sinqertë se të mos jësh e pirë për të “është shumë e çuditshme”, sepse vetëm pak kohë më parë ajo nuk i përmbahej asnjë limiti, por ndjen se ka “shumë energji. Kam pasur gjithmonë shumë energji. Jam një person me fiksime dhe e di se duhet të punoj për këtë gje, por e di edhe se qendrimi esëll më ndihmon të bëj gjërat mirë dhe se çdo gjë është siç e lejoj dhe e dua unë”. Dhe jo vetëm, tani ajo është e ndërgjegjshme se “kur dua diçka, mund ta arrij atë”.

Me sa duket për Miley-n kjo është një rilindje e vërtetë.

- SPONSOR -