Në fillim të shtatorit Miley Cyrus lajmëroi se i dha fund martesës me aktorin e njohur Liam Hemsworth ndërsa një ditë pas ndarjes u lidh direkt me Kaitlynn Cartes. Por lidhja e saj me Kaitlynn nuk zgjati më shumë se 2 javë dhe vajzat u ndanë. Dhe mesa duket Miley nuk e ka përjetuar shumë mirë ndarjen, madje ka disa thumba për dy ish-at e saj.Përmes një fotoje nga krevati ku pozonte me dy qentë e saj Miley bëri një dedikim të gjatë për dashurinë.

“Të zgjohesh i rrethuar nga kafshët është mënyra ime e preferuar për të filluar një mëngjes”, ka shkruar Cyrus, 26 vjeçe sipër imazhit. “Unë jam kujtuar menjëherë te dashuria pa kushte, pjesa më e mirë për kafshët është se ata janë shumë të kujdesshëm për detajet. Ata jetojnë sipas rregullit të artë. Dashuria & Bëhu i Dashur. Asgjë në mes”.Ajo vazhdoi, “Nuk ka pyetje në lidhje me pasurinë, karrierën, talentin, racën, moshën, seksin. Ata ju duan përsëri 1000X, gjithçka që ata kërkojnë është që të kujdesen në këmbim të besnikërisë, besueshmërisë (më kujton dikë)”.

- SPONSOR -Smiley face