Përgatitja

Mbasi presim mishin në kubik, e fërgojmë për 7 minuta. E largojmë mishin nga tigani, duke i shtuar edhe pak vaj në të .Më pas fërgojmë qepët, hudhrat, specin, masen e fërgojmë për 3 minuta. Më pas shtojmë kërpudhat, dhe vazhdojmë ta fërgojmë për 5 minuta. Ne fund shtojmë mishin që kemi fërguar më parë. Gullashit ia shtojmë lëngun e mishit, duke e lënë të zihet për 35 minuta.
Në një enë tjeter shtojmë piperin e kuq, miellin duke e përziier me pak ujë të vakët, shtojmë salcen e domateve, krypen, piperin, duke i përzier e më pasi i shtojmë edhe këto në tenxhere. Gullashin e ziejmë dhe për 5 minuta të tjerë, derisa lëngu të bëhet kremoz duke i shtuar si pikë të fundit magdanozin e coptuar.

 Përbërësit
Duke u Ngarkuar...

500 gr mish pule
1 qepë, vaj
Krip
Piper te zi
piper të kuq
200 gr kërpudha
2 thelbinjë hudhër
600 ml leng pule
2 lugë Salce domate
1 spec i kuq
2 lugë miell misri

 

- SPONSOR -