Sic e dijmë në traditën Shqiptar për një drëkë të mirë nuk mund të lejmë jashtë trapëzit pjatën ë mishit të qingjit

Përgatitja:

- SPONSOR -Smiley face

Ja një nga mënyrat e gatimit me mish, kos, opriz

Në një  tenxhere me ujë vendosni mishin e qengjit që të ziej ne temperaturë të ngadaltë.

Në një enë rezistuese nga zjarri paraprakisht vendosim orizin  duke i hedhur këtij produkti ujin  e vluar te mishit. Shtoni erëzat e përziera të cilat janë bërë gati paraprakisht, dhe piqeni për 15 minuta në 180 gradë Celsius.

Thyeni vezët me pirun, shtoni kosin dhe bashkoni deri sa të bëhet një masë e njëtrajtshme. Enen rezistuese ku kemi vendosur orizin të ziej e nxjerim nga furra. Tek kjo mase, nëpër oriz rendisni mishin e zier dhe  më pas hedhim përzierjen e përgatitur të vëzës dhe kosit.

E vendosni përsëri enen në furrë dhe piqeni edhe 30 minuta në të njëjtën temperaturë. Gjellën shërbejeni të ngrohtë.

Përbërësit:

1 kg mish qengji tul nga shpatullat,
400 ml kos,
800 ml ujë,
250 g oriz,
5 vezë,
1 lugë erëza të përziera,
vaj, kripë, piper i bluar i zi

 

Shijim të këndshëm

- SPONSOR -Smiley face