Ish-fituesja e Miss Bum Bum, Suzy Cortez, prej vitesh është tifozja më e madhe e futbollistit Messi dhe klubit futbollistik, Barcelona. Ajo e ka çuar dashurinë e saj për Lionel Messin një hap më tej duke bërë një tatuazh tjetër të heroit të saj në pjesën e poshtme të stomakut. Ky veprim nuk do të jetë edhe aq i mirë për familjen e Messit, pasi superylli i Barcelonës e ka bllokuar më parë atë në rrjetet sociale meqë u bombardua me fotografi tërheqëse të saj.

Zeshkania nga Brazili, e cila ka përjetësuar Lionelin edhe në të pasme, thotë se ilustrimi i ri seksual përmbush një premtim që ajo bëri së fundmi në një shfaqje televizive. 29-vjeçarja tha, “Meqë unë bëra tatuazh emblemën e Barcelonës në të pasme, unë po mendoja të bëja një tatuazh tjetër për të nderuar lojtarin më të mirë në histori.  Unë e komentova këtë për herë të parë në një intervistë televizive gjatë udhëtimit tim në Meksikë kur fitova Miss Butt World. Ishte një premtim dhe unë e mbajta atë”.

- SPONSOR -Smiley face