Jade Slusarczyk, 34 vjeçe ishte në një lokal nate në Mançester, kur dy burra të dehur nisën të grindeshin me njëri-tjetrin. Në debat e sipër, ata nisën të hidhnin gotat dhe shishet, por për fat të keq një prej tyre kapi bukuroshen, duke e lënë të gjakosur. Në pamjet shihet modelja e plagosur dhe e mbuluar nga gjaku në kokë e fytyrë. 34-vjeçarja ka rrëfyer se ngjarja e rëndë është regjistruar më 29 nëntor, por ajo vendosi ta bëjë publike ditën e djeshme. Krahas fotove në Instagram, ajo shkruan: “Ju lutem shpërndajeni. Kjo më ndodhi më 29 nëntor në një klub, kur shishet dhe gotat ranë mbi kokën time”.

- SPONSOR -Smiley face