Krejt papritur Ashley Benson dhe Cara Delevingne janë fejuar dhe fansat janë të çuditur. Vajzat nisën të jetonin bashkë dhe dilnin në publik nën shoqërinë e njëra-tjetrës, në 13 qershor ato e pranuan edhe vetë lidhjen e tyre duke i habitur të gjithë . E gjitha është zbuluar nga një foto e Cara ku shihet një unazë fejese. Vajzat janë fotografuar më të dashuruara se kurrë dhe fansat dyshojnë se propozimi për fejesë ka erdhur pas pushimeve të tyre në Francë. Lajmi nuk është komentuar nga aktorja dhe modelja e njohur akoma por fansat janë të sigurt për këtë gjë. Cara dhe Ashley e nisën lidhjen e tyre para 1 viti por këtë qershor e pranuan publikisht se janë të dashuruara.

- SPONSOR -Smiley face

 

- SPONSOR -Smiley face