Modelja e njohur Emily Ratajkovski kurrë nuk ka fshehur trupin e saj kur është shprehur në mbrojtje të feminizmit. Kështu në shtatorin që lamë pas modelja e njohur Emily Ratajkowski ishte imazhi i kopertinës së revistës së njohur Haper’s Bazzar. Modelja u shfaq në kopertinën e kësaj reviste me sqetullat e padepiluara duke u shprehur:

“Nëse unë vendos që t’i rruaj apo t’i lë të gjata qimet nën sqetulla, është një vendim që më takon mua. Për mua, qimet janë një tjetër mundësi e grave për të zgjedhur, një zgjedhje e bazuar në atë se si ato ndjehem dhe nëse duan apo jo të kenë qime. Nganjëherë kur i lë qimet të rriten kjo gjë më bën të ndjehem seksi. Përderisa ky vendim varet nga unë, kjo është zgjedhja ime’. Dhe së fundmi në premierën e filmit të bashkëshortit të saj Sebastian Bear-Mçlard dalja e saj nuk kaloi pa marrë vëmëndje. Modelja kishte shkruar me laps të zi në krahun e saj : F*uck Harvey.

- SPONSOR -Smiley face

Dhe bëhët fjalë për producentin e filmave Harvey Weinstein që është në qëndër të skandaleve për ngacmime seksuale dhe nisur nga kjo u krijua dhe lëvizja #MeToo, e cila është kundër çdo dhune dhe imponimi ndaj grave dhe u bë viral në vitin 2017.

- SPONSOR -Smiley face