Smiley face

“Si jeni akoma pa fëmijë?”

Kujdes kur ti drejtoheni një çifti që nuk kanë fëmijë apo një gruaje që është ende e vetme e pa martuar. Në këtë mënyrë do të tregoheshit shumë të bezdisshëm, sepse ju nuk e dini nëse gjërat janë vërtet kështu dhe ndoshta ata e kanë vendosur, por nuk ia arrijnë dot. Ose mbase kanë zgjedhur që të mos kenë, por nuk tentojnë të justifikohen. Çifti ose gratë beqare mund të ndihet si me shpatulla pas murit.

“Fëmijët tanë bëjnë këtë … fëmijët tanë bëjnë atë …”

Fraza që të mërzisin gjithmonë. Duke i vënë fëmijët gjithmonë në qendër të diskutimeve, nuk do të lini hapësirë për të tjerët. Mund të jepni përshtypjen se me ju nuk ka argumente të tjera për t’u trajtuar dhe se miqësia ka rrezik të zbehet apo më keq akoma, të marrë fund. Sigurisht se të flisni për fëmijët tuaj është diçka normale, por jo ta monopolizoni bisedën.

“Po e provoni? Që prej sa kohësh?”

Këto pyetje kanë një efekt “persekutimi” për çiftin, që mund të ndihet nën presion. Nëse e perceptoni me të vërtetë një problem, mundohuni t’i jepni një zgjidhje të mundshme me delikatesë, sepse vetëm kështu mund të jeni miq të mirë.

“Fëmijët janë lumturia e vërtetë në jetë”

Edhe kjo është një frazë klishe që i thekson çiftit pa fëmijë një eksperiencë të munguar. Bën që diferenca të ndihet edhe më shumë mes jush. Ndër të tjera, presupozon se kush nuk ka fëmijë, nuk e njeh gëzimin. Kjo është absolutisht false dhe paragjykuese.

“Festa e fëmijëve: shpresoj që të mos mërziteni.”

Nëse e thoni këtë, do të thotë se keni shprehur një paragjykim, sepse ndryshe përkthehet: kush nuk ka fëmijë, nuk argëtohet me fëmijët.

“E keni marrë parasysh adoptimin e një fëmije?”

Adoptimi është një rrugëtim drejt prindërimit shumë intim; me një frazë të ngjashme, ju mund të “pushtoni” sferën private të çiftit. Për më tepër, kjo pyetje mund të tingëllojë si një referencë ndaj tentativës së mosarritur për të pasur një fëmijë në mënyrë të natyrshme. Më mirë të flisni për adoptimin në përgjithësi ose të prisni që të jenë miqtë ata të cilët duan ta hapin vetë këtë temë.

“Nuk jeni prindër, ndaj nuk mund të kuptoni se …”

Çifti pa fëmijë mund të ndihet shumë i ofenduar, sepse ju e përjashtoni nga një diskutim i caktuar në lidhje me fëmijët. Ndonjëherë është normale që mund të mendoni një frazë të tillë, por është më mirë që mos ta shprehni në këtë mënyrë.