Shpesh herë na ndodh që të ringrohim ushqimet por nuk jemi në djeni se ringrohja e tyre mund të na sjellë 1001 probleme. Pasi mbarojmë darkë dhe na ngelet ushqim gjëja e parë që bëjmë është t’i futim në frigorifer për ti ngrënë më vonë por ringrohja e tyre mund të çojë nga probleme me stomakun deri në helmim. Po ashtu eksperti Rick Hay shpjegon se nga kontejnerët plastikë që përdorim zakonisht për të ngrohur ushqimin në mikrovalë mund të çlirohen toksina kancerogjene. Ushiqmet e mëposhtme nuk duhen ringrohur asnjëherë:

  • Panxhar, selino, spinaqi. Nëse i ngrohni shpesh këto ushqime mund t’u sjellin probleme pasi, nxehtësia mund të shkaktojë që nitratet e këtyre perimeve të kthehen në nitrate toksike, niveli i lartë i nitrateve mund të ndikojnë në nivelin e oksigjenit në gjak.
  • Kërpudhat nëse rigrohen e humbin shijen dhe vlerat ushqyese por gjithashtu ato mund të kthehen dhe në toksina për organizmin.
  • Pula dhe veza po ashtu nuk sygjerohen që të ngrohen pasi kur ringrohen vlerat ushqyese, proteinat shpërbëhen dhe mund të sjellin probleme me aparatin tretës.
  • Orizi, lënia e orizit jashtë në temperaturë dhome për një kohë të gjatë mund të bëjë që bakteret të shumohen dhe të prodhojnë një lloj helmi, i cili shkakton të vjella ose diarre.

- SPONSOR -Smiley face