Duke u Ngarkuar...

Përbërësit

1 kg lakër e bardhë
200 gr presh
1 kokërr qepë e thatë
2-3 karrota
400-500 gr mish i grirë
Një filxhan kafeje oriz
Nenexhik ,Piper
Kripë
Bashamel

Musaka nuk bëhet vetëm me patate por edhe me lakër të bardhë… Jemi gati?

Përgatitja
Fillimisht pastrojmë perimet me ujë të rrjedhshëm.
Lakrën e bardhë e grijmë përmes një thike të mprehtë.
Grihet preshi në rrathë ashtu si edhe  qepët.
Vendosim në tenxhere në zjarr, shtojmë vaj ulliri dhe lakrën e grirë dhe preshin, i kaurdisim të gjitha bashkë dhe më pas hedhim pak ujë (gjysmë filxhan çaji) dhe kripë.
I lëmë që të zbuten në zjarr të ngadaltë duke i kaurdisur herë pas here.
Nga ana tjetër, në një tigan, kaurdisim me pak vaj ulliri qepën e grirë hollë, e më pas shtojmë mishin e grirë, duke i kaurdisur për disa minuta.
Hedhim një gotë me ujë të ngrohtë, shtojmë orizin dhe i lëmë të ziejnë.
Mishin e grirë dhe qepën e rregullojmë me kripë dhe erëza ndërsa lakra dhe perimet kanë zierë.
Më pas, vendosim një shtresë me mish të grirë duke e hapur në të gjithë sipërfaqen e lakrës në tavë.
Më pas, mbi mishin e grirë hedhim shtresën tjetër të lakrës. Në fund, në të gjithë sipërfaqen e tavës hedhim beshamelën disa feta djath (pizza) dhe e vendosim në furrë për 35 minuta. Tani është momenti juaj ku mund të shijoni ushqimin e traditës shqipëtare “Musaka me lakër të bardhë”, ju bëftë mirë./mulliri.al.

- SPONSOR -