Ndarja e tyre është padyshim një nga “tenenovelat” më të bukura dhe ka qënë në qendër të vëmendjes gjatë gjithë këtij viti. Pas tradhëtisë të Tristan, Khloe vendosi që të ndahet nga ai por Tristan nuk hoqi dorë nga ajo. Para shumë ngjarjeve, mesa duket kemi një vendim të ri nga Khloe. Bukuroshja e serialit “Keeping up with the Kardashians” ka ndërmend të fal basketbollistin dhe të rikthehet me të. Burime pranë saj kanë treguar se ajo e ka ndarë mendjen të bashkohet sërish me Tristan dhe për ta provuar edhe njëherë. Ndërkohë fansat e saj janë të irrituar pasi kanë frikën se mos ajo zhgënjehet përsëri.

 

- SPONSOR -Smiley face