Ata janë prej disa vitesh të lidhur dhe marrëdhënia e tyre është një nga më të komentuarat. Por mesa duket ata nuk do jenë më bashkë. Para disa javësh fansat filluan të aludonin për ndarjen e çiftit dhe lidhjen e Bradley me Gaga. Dhe mesa duket thashethemet kanë rezultuar të vërteta sepse burime pranë çiftit kanë zbuluar për “Ace Showbiz” se ata nuk janë më bashkë. Ky fakt vërtetohet edhe nga mospjesëmarrja e Bradley në Met Gala duke e lënë Irinën vetëm. Asnjë prej tyre nuk ka dalë në një reagim por shumë besojnë se marrëdhënia e tyre u trondit që pas daljes së filmit “A Star Is Born” ku aktori Bradley Cooper luan një rol ku është i dashuri i Lady Gagës.

- SPONSOR -