Keni shpenzuar shumë me zbardhjen e dhëmbëve te dentisti? Atëherë, ndoshta do të bini rehat nga shpenzimet e tepërta për një proces që duhet përsëritur shpesh. Në shtëpi kemi plot produkte që mund të na ndihmojnë të kemi një buzëqeshje të bukur. Zgjidhni njërën nga këto më poshtë:

Xhenxhefil, kripë dhe limon. Si ta përdorni: Grini një pjesë të vogël xhenxhefili. Merrni 1/4 lugë çaji me kripë dhe shtojeni në të. Shfrydhni lëngun e një fete limoni dhe përziheni mirë. Aplikojeni atë me një furçë dhëmbësh.

- SPONSOR -Smiley face

Gjethe mente dhe vaj kokosi. Grini gjethet dhe shtojini në vaj kokosi. Përziheni mirë dhe aplikoheni përzierjen në dhëmbë me një furçë dhëmbësh. Mos përdorni shumë mente, 3 deri 5 gjethe janë më se të mjaftueshme.

Pluhur kakao dhe ujë ose vaj kokosi. Përzieni pluhurin e kakaos me vajin e kokosit ose ujin dhe më pas i shtoni pak kolinos. Lyeni dhëmbët dhe i shpëlani pas disa minutash.

- SPONSOR -Smiley face