Rrezet e diellit vërshojnë nëpër ndërtesa dhe dritare, duke ndriçuar ditën dhe duke vënë një buzëqeshje të ngrohtë në fytyrën tonë. Pra, kjo është  mënyra më e   mirë për të treguar vlerësimin tonë ndaj vetes . “Ashtanga Yoga “2 gisht poshtë qiellit është magjia e mrekullueshme sepse dielli të përshëndet nga 258 metra lartësi mbi qytet!

Duke u Ngarkuar...

Yoga nga qielli është një seri e klasave të yoga-ve që të dhuron një energji të veçantë… Është energji e veçantë sepse ju mund të shijoni 360 shikime rreth qytetit që të lënë pa frymë .Ju thjesht do të ndiheni në krye të botës!

“Ashtanga Yoga”,është plot me terminologji të specializuara, disa prej tyre në sanskritisht, disa anatomike, dhe disa filozofike. Nëse provoni të praktikoni “Ashtanga” 2 gisht poshtë qiellit ,e gjithë filizofia e teknikës së saj do t’ju kthehet në një ëndërr pa mbarim ku vetëm ju mund ta përjetoni bashkë me shpirtin tuaj të lirë…

Megjithatë, “Ashtanga Yoga”, stili i fuqishëm dhe i regjimentuar i themeluar nga Pattabhi Jois në traditën e Krishnamacharya, ka një numër të kushteve të specializuara që nuk kanë ardhur në përdorim diku tjetër. Theksoj edhe njëherë tjetër, nëse nuk e keni provuar ende të praktikoni “Ashtanga Yoga” 2 gisht poshtë qiellit me pamje 360 gradë rreth qytetit dhe përballë detit , mund t’ju them se nuk e keni provuar ende se çdo të thotë të jetosh si në ëndrra!

- SPONSOR -