Ishulli “Bota”,tashmë do të jetë zhvillim i pronës luksoze me arkitekturë të Nakheel Properties. Dubai nuk ka ishull natyrorë por do ta ndërtojë atë duke e  kthyer në ishullin më luksoz ku çdo vend ng bota do të zë vend në këtë ishull artificial i cili ka filluar të na çmendi të gjithëve… Si mund të jetë e vërtetë kjo? Brenda këtij ishulli do të gjejmë , Xhunglën magjike të Afrikës, Suedinë, Venecia, Maldivet etj… A nuk duket e pa besueshme.

Duke u Ngarkuar...

Janë hedhur 2 miliard euro për ta mbushur detin  me rërë për të krijuar ishullin artificial , një  arkitekturë e çmendur që në fund të vitit 2019 mbaron gjithçka dhe çdokush prej nesh do vrapoj të shijoj hotelet e kripura apo vilat e çmendura që janë të ndërtuara nën ujë. Ky ishull nuk është vetëm për tu shijuar pasi ju mund të bëheni pronar i vilës tuaj apo pronar i shtetit tuaj… Vilat kanë dimensione të ndryshme por ato që ndodhen në xhungël janë vilat më të çmendura.

Ju mund të blini një vilë ku mund të lundroni bashkë me të , po po është e vërtetë kjo që po them, prandaj shpesh e përsëris që Dubai është vend i çmendur. Unë mendova ta vizitoj “The World” dhe të shkruaj një artikull për të,  sepse këto çudira nuk ndodhin kudo. Nëse ju ndodheni në Dubai ju sugjeroj ta vizitoni këtë ishull të çmendur sepse është gjëja më e bukur që mund ti dhuroni vetes .

Jo çdo gjë ka përfunduar ende por shumë shpejt ishulli artificial “The World” ,do të jetë çmenduria botërore e njerëzimit. Nëse jeni të interesuar të vizitoni ishullin “The World” , ju duhet të niseni nga The Palm Jumeirah East Marina dhe do të udhëtoni nga aty rreth   25 minuta përmes detit deri sa të prekni me sy ishullin e ndërtuar në mes të detit. Kujdes! Rezervimet duhet të bëhen 24 orë përpara duke dërguar një email tek cruise@nakheel.com. Ose mund të provoni të telefononi zyrën e Nakheel (orët e hapjes 8-16 nga e diela deri të enjten).

Kostot e turneut fillojnë nga AED 700 për një orë për 10 persona ose AED 1.500 për një orë për 15 vetë. Nëse ndonjë biznesmen shqiptar do të investoj diçka të bukur mund të shkoj tek “The World” Dubai dhe të ndërtoj Shqipërinë atje, a nuk do ishte një mrekulli për ne?

Mulliri.al gjithashtu ka siguruar një video ekskluzive ku ju përveç artikullit mund të kuptoni përmes videos se çfarë është  ishulli artificial , “The World”. Video është realizuar nga vlogeri ,Brahim Sejdija , i cili e ka punuar me shumë kujdes për mulliri.al.

Artikull nga dr.Riselda Sejdiu

Videographer Brahim Sejdiu

 

- SPONSOR -