Unë tashmë e bëra një mëkat por ju lutem mos më mallkoni. Sinqerisht nuk ka kënaqësi më të madhe të përkëdhelesh nga gëzofi  Chinchilla. Nëse je financiarisht mirë,mos ja kurseni vetes një Chinchilla. Mendoj se një grua me standard të lartë jetese duhet ta ketë një Chinchilla në garderobën e saj. Unë e bëra zgjedhjen time . Të gjithë gëzofët origjinal që ju mund të bleni  janë patjetër një cilësi e vërtetë por nëse provoni të mbështilleni nga një “gëzof origjinal chinchilla” ,me siguri që do ndiheni ndryshe dhe do më jepni të drejtë për këtë . Me siguri ju keni qenë në gjendje të shihni chinchilla “të rreme”, por është e qartë çdo gjë që nga gëzofi i ashpër dhe deri tek shkëlqimi.Ndoshta nuk mund të jem   një shembull i mirë për këtë që po ju rrëfej, por nganjëherë qejfi i kalon kufijtë e logjikës… Gjithsesi unë e quajta një mëkat dhe ju lajmërova të mos më mallkonit edhe pse vet akoma mendoj se një  gëzof si Chinchilla është një investim i vërtetë për një grua që me të vërtetë jeton në luks.

- SPONSOR -Smiley face

Unë mendoj se kush punon fort ia vlen të investoj për veten 17 mijë dollarë për një gëzof Chinchilla, si mendoni ? Por më e keqja e dini kush na qenka ,sepse thuhet  se  gëzofi Chinchilla është mbretëresha, kurse mbreti Zibellino, unë zgjodha mbretëreshën por mendja ime mbeti edhe tek mbreti… Mallkimi qenka pak… Hë mi goca më thoni, do e dëshironit ta realizonit  një mëkat si ky i imi?/mulliri.al

Artikull  nga Dr.Riselda Sejdiu

- SPONSOR -Smiley face