Ditën e djeshme rrjetet sociale i kanë lënë të gjithë jashtë botës virtuale pas një bllokimi prej disa  orësh. Instagram, Facebook dhe WhatsApp për më shumë se 10 orë nuk kanë funksionuar normalisht, përdoruesit e këtyre aplikacioneve e kishin të pamundur të postonin video apo foto dhe të dërgonin mesazhe. Përdorues të shumtë thanë se drejtimi për në faqen kryesore të Facebook-ut tregonte vetëm një mesazh “shërbimi i padisponueshëm”. Pas aludimeve se kjo gjë erdhi nga një sulm në nivel DDoS, Facebook shkroi se kjo gjë nuk ishte e vërtetë dhe se po mundoheshin ta rregullonin problemin në kohë. Kjo është e hera e parë që prej vitit 2008 që një problem i përmasave të tilla ndodh me Facebook.

- SPONSOR -