Ajo është një nga aktoret më të njohura për publikun dhe ka një karrierë të gjatë në aktrim. Nicole ndodhet në New York ku po xhiron edhe seritë e reja të “The Undoing”. 51 vjeçarja u fotografua teksa doli nga apartamenti i saj për të shkuar drejt skenës së xhirimeve. Por menjëherë ajo që na ra në sy ishte veshja e aktores ikonë. Nicole kishte zgjedhur një pallto të kuqe të gjatë dhe kishte veshur një palë këpucë me taka ngjyrë “vere” me detaje gold dhe një çantë të madhe që e kishte kombinuar me këpucët. Veshja e aktores në pëlqeu shumë dhe e tregon atë shumë bukur. Po juve ju pëlqeu ?

- SPONSOR -