Në fakt është pak e çuditshme për tu besuar por ja që e vërteta kështu qenka. Të nisësh mëngjesin me akullore qenka gjëja më e mençur…

- SPONSOR -Smiley face

E në fakt ky është një lajm i mirë  për ata që e pëlqejnë akulloren. Një studiues japonez ka zbuluar se konsumimi i akullores në mëngjes ju bën më të zgjuar.

Yoshihiko Koga, profesor në  Universitetin Kyorin në Tokio, ka kryer një sërë testesh klinike, ku u ka kërkuar disa vullnetarëve të konsumojnë akullore sapo zgjohen në mëngjes.


Ata më pas janë vënë në një sërë testesh inteligjence në kompjuter.
Krahasuar me grupin që nuk konsumoi akullore, vullnetarët e prof. Koba shfaqën aftësi më të mira në përpunimin e të dhënave në kompjuter.
Për të parë nëse kjo vinte si pasojë e temperaturës së ulët të akullores apo nga vetë akullorja, prof. Koga përsëriti eksperimentin duke përdorur ujë të ftohtë në vend të akullores.


Vullnetarët të cilët pinë ujë të ftohtë shfaqën një rritje të vigjilencës dhe kapacitetit mendor, megjithatë nivelet ishin më të ulëta se ata që e nisën ditën me akullore.
Profesor Koga po planifikon të kryejë teste të tjera për të zbuluar se cili produkt i akullores ndikon në rritjen e nivelit të inteligjencës.

- SPONSOR -Smiley face