Georgina Rodriguez ka ndarë në rrjetet e saj sociale disa foto me fëmijët e vegjël. Në to, ne mund të shohim se sa të këndshëm janë ‘fëmijët’ në shoqërinë e lodrave të tyre, të cilët nuk ndalen së qeshuri dhe të gëzojnë duke luajtur mes tyre.Ajo ka publikuar disa fotografi të Evës dhe të binjakëve. Kur e pamë të bijën e Georgina-s dhe Cristiano Ronaldos, mund të vërejmë se ajo është gjithnjë e më shumë si nëna e saj. Sytë e pjerrët, hunda, forma e buzëve … A nuk mendoni?
Alana vogël të cilën , gjithmonë e shohin si një vajzë shumë të gëzuar , spontane dhe plot argëtim paraqitet për kamerat ulur në shtrat dhe e veshur me një T-shirt dhe me mëngë të gjata me lule , plus me pantallona me ngjyrë bezhë, të ngjashëme me çorapet e saj të cilat duken sikur kanë qëndisur vizatimin e një arush pelushi.
Vëllezërit e saj , ndërkohë, janë gjithashtu të veshur me rroba të rehatshme për në shtëpi duke luajtur me lodrat e tyre. Duke parë këto imazhe, nuk ka dyshim se sa të lumtur janë këta fëmijë dhe se po rriten shumë shpejt!