Gjumi është një nga aleatët tanë më të mirë të shëndetit dhe bukurisë.

Duke u Ngarkuar...

Të flini kohën e nevojshme mund të zgjasë jetën, të favorizojë shëndetin, të parandalojë depresionin, të shmangë problemet hormonale, të na mbajë të rinj dhe të bukur.

Por si të vendosni kohën e nevojshme?

Sipas studimeve të fundit, koha ideale për t’u kushtuar gjumit për një të rritur duhet të jetë 7 orë ose gjithsesi ndërmjet 6 orë e gjysmë dhe 7 orë e gjysmë.

Megjithatë, një hulumtim interesant ka vërtetuar se gratë kanë nevojë për më shumë kohë për të fjetur.

Kjo për shkak se aktiviteti i trurit të një gruaje është më i madh se ai i një mashkulli, por nuk po konfirmojmë këtu një lloj superioriteti femëror.

Ne thjesht raportojmë rezultatet e një studimi që rekomandon gratë të flenë përtej orëve të caktuara nga një rregull i përgjithshëm.

Kjo do të thotë se shtatë ose tetë orë, nuk janë të mjaftueshme, ju duhet pushoni më gjatë për t’i dhënë trupit dhe mendjes pushimin e duhur dhe të përballen me ditën në vazhdim në mënyrën më të mirë.

Të fjeturit më shumë orë, do të favorizoj edhe pamjen estetike, do t’ju mbaj larg nga uria nervore, do ta mbani metabolizmin aktiv dhe do të shmangni rrezikun e plakjes së parakohshme fizike.

- SPONSOR -