Disa ditë më parë u fol se Kylie dhe Travis do martoheshin në Kapri të Italisë pasi u pa një person që mbante një fustan të bardhë, por kjo gjë rezultoi thjesht një thashethem. Megjithatë duket se ajo dhe partneri i saj Travis Scott se kanë ende në plan të martohen. Burime pranë çiftit kanë treguar për ‘Hollywood Life’ se Kylie dëshiron që në fillim të bëjë një fëmijë tjetër dhe më pas të martohet.

“Ajo e di që është shumë e re në moshë dhe prapë dëshiron që të sjellë në jetë një tjetër fëmijë dhe asaj nuk i duhet të jetë e martuar për ta bërë këtë gjë. Fëmija do të vijë absolutisht i pari. Kylie është shumë e fokusuar në punën e saj si nënë dhe e merr Stormin kudo. Ajo ka dado, por nuk i nevojitën shumë, pasi do t’i bëjë gjërat vetë. Ajo është një nënë fantastike”, kanë thënë burimet.

- SPONSOR -Smiley face

- SPONSOR -Smiley face