Duket se talentet muzikore me origjinë Shqiptare, krahas emrave tashmë të afirmuar si Dua Lipa, Rita Ora apo Bebe Rexha po vijnë duke u shtuar si në Europë, ashtu edhe në tregun Amerikan.

- SPONSOR -Smiley face

Një tjetër këngëtare me origjinë shqiptare, Amanda Koci, e njohur me emrin e artit Ava Max prej disa muajsh qëndron në majat e klasifikimeve ndërkombëtare.

E lindur në Wisconsin, SHBA, Ava, prindërit e së cilës kanë emigruar në SHBA në vitet e para të demokracisë ka arritur të kthehet në një nga yjet muzikore të momentit.

Disa prej hiteve të saj më të njohura janë “My Way,” “Sweet But Psycho,” “Slippin,” etj.

Së fundi, një prej këngëve të saj më të reja vjen e ripunuar nga një tjetër talent i muzikës shqiptare, tashmë në Gjermani, i njohur me emrin e artit Luis Saranda (Luis Mazi).

 

- SPONSOR -Smiley face