Jemi mësuar që kur ishim të vegjël çdo princeshë që shihnim ishte e kuruar në detaje dhe me fustane përallore por jo gjithmonë është kështu. Dhe shëmbulli më i mirë është Kate Middleton që vishet shumë thjesht në përditshmëri dhe ka një stil ndryshe nga royal-ët e tjerë. Së fundmi ajo dhe William ishin në një vizitë në Cumbria dhe mes takimeve të shumta, ata takuan edhe një vajzë të vogël që kishte një pyetje për Dukeshën.

“Ku e ke lënë fustanin e Elsës (personazh në filmin vizatimor Frozen) ?”– e pyeti vogëlushja dhe për të mos i prishur imazhin e krijuar për Princeshat, Dukesha i përgjigjet “E di, më fal. Erdha me pantallona dhe xhaketë sepse do shikoj ca dele” duke shkaktuar të qeshura mes të pranishmëve. Kate ishte veshur me pantallona dhe një xhaketë ngjyrë gri, me flokët e kapur dhe gambale.