Samsung prezantoi në San Francisco celularin e ri të palosshëm , i quajtur Galaxy Z Flip. Smartfoni 6.7-inch, i cili bëhet sa gjysma e madhësisë kur paloset është i pajisur dhe më një ekran të vogël drejtkëndor, i cili të njofton për thirrjet dhe mesazhet. Ai vjen me tre ngjyra, rozë, i zi dhe i artë, por në ditët e para që do të dalë në shitje në dyqanet zyrtare, më 14 shkurt, do të jenë të disponueshëm vetëm dy ngjyrat e para.

“Ky nuk është një smartfon i zakonshëm. Ai ndryshon gjithçka” deklaroi shefja e marketingut të Samsung për Britaninë e Madhe, Rebecca Hirst ndërsa prezantonte telefonin e ri. Gjithashtu pajisja e re vjen në tre variante të cilat përcaktojnë dhe çmimin. Smartfoni 6.2-inch S20 kushton 999.99 dollarë, 6.7 inch S20+ që fillon nga 1199.99 dollarë dhe ai 6.9-inch S20 Ultra që ka si çmim fillestar 1399.99 dollarë. Rezultati i imazhit për galaxy z flip

- SPONSOR -Smiley face