Në fakt është e habitshme se si disa njerëzit nuk plaken kurrë. Sidomos femrat, kur kanë kaluar të 50-tat dhe duken si adoleshente. Mesa duket, rrudhat nuk janë problem për një 50-vjeçare nga Singapori, e cila ka një trup që do ia kishin zili edhe vajzat 18-vjeçare. Nëna e dy fëmijëve poston nëpër rrjetet sociale foto me bikini, duke treguar se ka 20 vite që shkon rregullisht në palestër, duke ndjekur një dietë të shëndetshme që jep rezultat.
Laila, e cila punon si trajnere personale, thotë se stërvitja e rregullt e ka bërë të ketë më shumë vetëbesim dhe e ka ndihmuar që të shndërrohet nga një femër “kockë e lëkurë” në një grua “të fortë si dem”.

- SPONSOR -