James Middleton, vëllai i Kate dhe Pippa, do martohet me të fejuarën Alizée Thevenet, francezen bionde, të njohur për dashurinë që ka ndaj qenve. Dukesha e Cambridge do ketë një kunatë të sofistikuar dhe sportive dhe shtëpia mbretërore do marrë pjesë në vitin 2020 në dy dasma Mbretërore (ajo e James dhe ajo e Beatricës së New York-ut). Data e dasmës nuk dihet akoma, por urimet kanë mbërritur nga çdo anë.

James dhe Alizée u njohën në Kensington Club: ajo përkëdhelte qenin e tij dhe vëllai i Kate i kërkoi të dilnin. Që atëherë nuk u ndanë më. Alizée është një analiste financiare, njeh katër gjuhë, shëtit botën dhe jeton në Londër prej 6 vitesh.

- SPONSOR -Smiley face