Ju ka ndodhur që jeni bërë pis me vaj por nuk keni ditur si ta hiqni? Të paktën një herë, të gjithë jemi pikuar me vaj në rroba por ndryshe nga ata që nuk e heqin dot vajin nga rrobat ne përdorim një mënyrë efektive që i heq njollat direkt. Mënyra e mëposhtme do ju ndihmojë që të hiqni njollat e yndyrnave në rroba:

Fillimisht e pastrojmë vajin me një pecetë. Më pas në vendin ku është derdhur vaji ose yndyra vendosim pudër bebeje dhe nëse nuk keni të tillë mund të përdorni niseshte. Pas disa minutash e heqim me kujdes pudrën ose lëndën që kemi vendosur, në mënyrë që ajo të mos përhapet në pjesën tjetër.  Më pas vendosim sapun të lëngshëm tek zona ku është derdhur vaji dhe në momentin që fillon të bëhet shkumë, e fërkojmë me një furçë. Më pas lajeni rrobën si zakonisht por kini kujdes pasi nuk duhet të thahet në temperaturë të lartë pasi mund të lërë shënjë, më e mira do ishte në temperaturë ambienti.

Duke u Ngarkuar...

- SPONSOR -