Pancakes janë një ushqim që të gjithë e kemi qejf si të rritur edhe fëmijë. Përgatitja e tyre nuk do ju hante shumë kohë dhe do ishte një ide e mirë për mëngjes…

Për të pancakes do ju duhen:

Duke u Ngarkuar...

1 gotë miell, 1 e verdhë veze, 1 e bardhë veze, 1 filxhan kafeje, 1 gotë qumësht, gjysëm lugë kafeje kripë dhe një lugë gjelle  sheqer.

Përgatitja:

Në një enë hedhim të verdhën e vezës,qumështin,vajin,kripën, sheqerin dhe i përzjejmë të gjitha bashkë. Në një enë tjetër rrahim të bardhën e vezës derisa të bëhet shumë dhe këtë e shtojmë në ena që hodhëm ingredientët. I përzjejmë të gjitha bashkë dhe brumi është gati.

Në një tenxhere hedhim niseshte,qumësht dhe sheqer dhe i trazojmë derisa të bëhet një masë e njëjtë. Më pas vendosim tenxheren në zjarr dhe vazhdojmë e trazojmë deru sa të trashet dhe të bëhet si krem. E heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet. Në një tigan hedhim një lugë çaji vaj ulliri dhe me letër kuzhine fshijmë tiganin. E vendosim në zjarr të ulët dhe kur ai të jetë nxehur  me një garuzhde të vogël hedhim brumin në tigan. Dhe pasi të piqet njëra anë e kthejmë ne tjetra. Dhe kshu vazhdon për të gjitha.

Pasi ti mbaroni mund ti shoqëroni sipas dëshirës, me mjaltë ose me krem dhe sheqer pluhur si dekorim.

- SPONSOR -