Në një kohë kur Kylie Jenner po fiton mijra dollarë në ditë është dikush që ja kalon bukuroshes 21 vjeçare. Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Taylor Swift që është shpallur si femra më e paguar. 185 milionë dollarë për këngëtaren vetëm vitin e kaluar, do të thotë një rritje me plot 131% nga 80 milionëshi i 2018-ës. Këto janë të dhënat e siguruara nga “Forbes”, e cila publikoi sot listën e 100 personazheve publike më të paguar të botës, ku kryeson kantautorja bjonde nga Nashville. Taylor ka një pasuri marramendëse dhe kjo falë tour-eve të saj të zhvilluara, turi i saj i fundit “Reputation” i solli plot 345 milionë dollarë të ardhura vetëm nga biletat, le më fitime të tjera. Në gusht këngëtarja do nxjerrë albumin e ri dhe pritet që të thyeje rekorde.

- SPONSOR -