Një nga ishujt më të vizituar këtë sezon është ishulli grek i Mykonos. I njohur për bukurinë e tij, luksin dhe jetën e natës, Mykonos është kthyer në një nga destinacionet e preferuar të vip-ave botërorë por jo për Gigi Hadid. Modelja e njohur udhëtoi bashkë me motrën e saj Bella Hadid dhe mikeshat drejt ishullit dhe ajo që u ndodhi u la atyre një përshtypje shumë negative. Ajo tregoi se dikush u hyri në shtëpi dhe u vodhi sendet personale. Gigi shkroi në Instagram dhe la një feedback tepër negativ për ishullin. “Mos lejoni që Instagrami t’ju bëj budalla. U grabita. Kurrë nuk kthehem. Nuk ua rekomandoj, shpenzoni paratë diku tjetër”-shkruan ajo. Por ishin fansat ata që dolën kundër modeles këtë herë. Shumica prej tyre shpreheshin se nuk është e drejtë që të ulësh imazhin e një vendi vetëm e vetëm se u vodh, një tjetër shkruan se kjo është e pasjellshme ndaj popullit grek dhe shumë komente të tjera.

- SPONSOR -Smiley face

 

 

- SPONSOR -Smiley face