Ajo është 22 vjeçarja më e pasur në botë dhe ka një pasuri marramendëse prej 1 bilion dollarësh dhe mesa duket Kylie Jenner do ta shtojë akoma pasurinë e saj. Ylli i “Keeping up with the Kardashians” ka nxjerrë në treg produkte të reja për kujdesin e fytyrës të cilat i quajti “Lëkura e Kylie”. Por  pjesë e produkteve të përkujdesjes është edhe një scrub me arra që i hapi shumë probleme 22 vjeçares. Kylie thotë se ky scrub është i butë me lëkurën tuaj dhe efikas pasi largon qelizat e vdekura por fansat mendojnë se ky produkt mund të shkatërojë fytyrat e tyre dhe menjëherë filluan memet për të. Fansat mendojnë se arrat e dëmtojnë fytyrën duke e bërë të duket e vjetër dhe të ketë të çara në të. Epo mesa duket Kylie nuk i ka bërë mirë llogaritë…

- SPONSOR -