Fotot më poshtë me siguri që do ju habisin pasi nuk do e gjeni dot se cila është Kim Kardashian dhe kjo ka qënë dhe ideja e kompanisë për të cilën Kim po bën reklamën më të re. Ylli i “Keeping Up With The Kardashians”  nxorri fotot më të reja nga koleksioni më i ri i syzeve nga “Carolina Lemke” që është dhe kompania më e re e syzeve ku Kim dhe Kanye janë pronarë . Po të shihni fotot të gjitha vajzat  janë njësoj dhe duken si 38 vjeçarja por në fakt ato nuk janë plotësisht njëlloj pasi i janë përshtatur Kim. Ndërsa trupi i shumicës prej tyre ishte fiks si i Kim dhe flokët po ashtu. Kim prej vitesh është personazhi i preferuar  i kompanive të ndryshme  për marketing dhe fitimet e saj nga këto reklama janë marramendëse.

Duke u Ngarkuar...

- SPONSOR -