Jennifer Lopez është paditur për shkak të idesë për shfaqjen “World of Dance”. Alvin Gray-El ka ngritur padi kundër Jenniferit dhe koreografit Debbie Allen, duke pretenduar që shfaqja kompetitive e vallëzimit, e cila ka filluar në vitin 2017 dhe është realizuar nga JLo, që është edhe në panel, ka qenë ide e tija të cilën e ka krijuar gati 10 vjet më parë.

Smiley face

Sipas dokumenteve të gjykatës të siguruara nga “The Blast”, thuhet se Gray-El e kishte krijuar idenë për një shfaqje të quajtur “Let’s Start the Dance” në vitin 2009 dhe një kopje të saj ia ka dërguar edhe Debbit dhe kompanisë së saj për të parë nëse ajo do të ishte e interesuar që ta realizonte këtë shfaqje. Ai gjithashtu pretendon se kurrë nuk ka marrë përgjigje nga ajo, e cila vetëm një vit më vonë i ka regjistruar të drejtat e saja për ta realizuar po këtë shfaqje.

Gray-El kishte zbuluar se “World of Dance” ishte në produksion në NBC në vitin 2017, vetëm pak kohë para se të transmetohej shfaqja dhe se ka insistuar se menjëherë ka provuar ta vërë emrin e saj në të drejtat e autorit.

Debbie nuk ka asnjë përfshirje në këtë shfaqje, por besohet se ajo ia ka dhënë idenë Jennifer Lopezit për të krijuar “World Dance”.

Nga kjo padi kërkohen 5 milionë dollarë dëme dhe 1.5 milion për ndëshkim.

Shfaqja “World Dance” merr kërcimtarë, pavarësisht në grupe ose vetëm, për të konkurruar për çmimin e madh prej 1 milion dollarësh. Performanca e tyre gjykohet nga JLo, Ne-Yo dhe Derek Hough.