Kim Kardashian West dhe Kanye West festuan ditëlindjen e vajzës Chicago me një festë super speciale! Vajza më e vogël e çiftit, e cila mbushi 2 vjeç të mërkurën, ishte shndërruar si personazhi i famshëm i filmave vizatimorë, Minnie Mouse. Tezja Kylie Jenner tregoi festimet në Instagramin e saj, duke zbuluar një foto të ëmbël të Chicago-s së veshur si Minnie duke pikturuar. Jenner, 22 vjeç, gjithashtu ndau një fotografi të tortës së ditëlindjes me Minnie Mouse. Prapa tortës ishte shkruar emri “Chicago” me fontin e famshëm të Disney-t. Dita e madhe ishte sigurisht një ëndërr e realizuar për vogëlushen pasi ajo më parë shprehu dëshirën e saj për një tortë Minnie Mouse në fillim të këtij muaji. Edhe Kylie Jenner ishte kombinuar bukur në festën e mbesës së saj, me vajzën Stormi, e cila dukej si një zonjushë! Vitin e kaluar, Kim Kardashian dhe Kanye West organizuan ditëlindjen e parë të vajzës me temën “Alice in Wonderland” në shtëpinë e tyre në Hidden Hills, California. 

- SPONSOR -Smiley face