Nuk është hera e parë që reperi i njohur R Kelly arrestohet për akuza nga më të ndryshmet dhe tani është kthyer në një person të urryer. Akuzat ndaj tij nisën që në vitin 2002 kur ai u akuzua nga 21 njerëz për abuzim seksual dhe pornografi me të mitur. Por këto probleme përveç reperit i ka vuajtur edhe familja e tij. Nuk ka qënë aspak e lehtë për fëmijët e tij që të etiketoheshin si fëmijët e Kelly. Për këto ka folur edhe vajza e tij duke treguar se ka menduar disa herë vetëvrasjen.

“Të përballesh gjatë gjithë kohës me atë se çfarë thuhet në media për tim atë nuk është aspak e lehtë. Njerëzit janë gjithë kohës duke thënë: “Si ndihesh për skandalet?”, ndërkohë që mua s’më plas fare për skandalet. Unë e kam problemin me tim atë. M’u desh të braktisja shkollën. Prindërit nuk i linin fëmijët të rrinin me mua. Kam qarë me netë e me ditë të tëra. Jam e trishtuar, kam të drejtë të jem e trishtuar. Jemi ende në përpjekie për t’u shëruar nga e gjithë kjo por është shumë, shumë, shumë. Deri në pikën sa kam menduar të vetëvritem.”, shprehet 21 vjecarja ne nje interviste.

- SPONSOR -Smiley face

 

- SPONSOR -Smiley face