Pas New York City Dolce & Gabbana Moda e Lartë dhe Haute Sartoria mbërrijnë në Mexico City. Dje në mbrëmje u  paraqitën  Couture Haute koleksionet për burra  dhe gra  brenda Muzeut Soumaya në Mexico City në mes të veprave të artit dhe skulpturave të  çmuara.

Duke u Ngarkuar...

Për herë të parë  Dolce & Gabbana u frymëzua plotësisht nga ngjyrat dhe lulet e shumta që krijonin kurorat mbi kokë dhe lulet e qendisura mbi dantellat e zeza apo fustanet e gjatë.

Ka pasur edhe referenca fetare dhe artistike së  Virgjëreshës së Guadalupe që bëhet qëndisje në veshje të gjata me sequins dhe stil folklorik i Frida Kahlo, megjithatë, riinterpretuar në mënyrë bashkëkohore.

 

- SPONSOR -