Vetëm pak ditë më parë George Clooney doli në një reagim publik ku shprehu mërzinë e faktit që të gjithë po merren me Meghan dhe më tej tha: “Ajo është 7 muajshe shtatzënë, po ndiqet dhe po mashtrohet në të njëjtën mënyrë si Diana. Të gjithë e dimë se si kjo histori përfundon”. Por i menjëhershëm ishte dhe reagimi i motrës së Meghan Markle e cila me anën e një statusi në twitter filloi të thumbonte çiftin Clooney.

“Hej Looney Clooney! Bashkëshortja jote avokate duhet të të kishte mësuar të mos bësh deklarata pa fakte të plota.Unë dyshoj që George Clooney të largohet nga mamaja e tij për asnjë arsye të ligjshme. Rri qetë, Georgie”, shkroi ajo në twitter ndërsa aktori zgjodhi që të mos i përgjigjet deri tani pasi ajo po e bën gjithçka për vëmëndje…