Modeles dhe moderatores Katie Price i kanë konfiskuar “Range Rover-in” e saj rozë. 41-vjeçarja, e cila është drejt falimentimit, njihet për jetën luksoze dhe dëshirën për të pasur automjete me ngjyra të ndezura. Por këtë javë makina e saj e preferuar përfundoi në një ankand dhe u shit në një servis makinash në Essex. Mirëpo, blerësi ka treguar se automjeti ishte mbajtur si mos më keq, madje ishte shumë i pistë. Një tregtar tha për ‘MailOnline’: “Është një makinë shumë e veçantë, por ne nuk e dinim se ajo i përkiste Katie Price. U tmerruam kur pamë se sa e pistë ishte”.

 

- SPONSOR -Smiley face