Vajza e T.I., Deyjah Harris, e fshirë babain e saj nga Instagrami. Mediat shkruajnë se kjo erdhi pasi reperi 39-vjeçar tha se ai i kërkon gjinekologut vizita vjetore për të kontrolluar himenin e saj.  Deyjah ende nuk i është drejtuar publikisht vërejtjeve të babait të saj, por së fundmi ajo ka pëlqyer një seri postimesh në Twitter që i quanin veprimet e tij “të pështira”, “poseduese” dhe “kontrolluese”.

Ajo gjithashtu ka shkruar në Twitter, “Ju dua të gjithëve” duke marrë mbështetje nga fansat e saj. T.I tregoi se së bashku me vajzën e tij, shkojnë çdo vit tek gjinekologu për të kontrolluar himenin e saj, për të vërtetuar virgjërinë. “Deyjah, 18 vjeçe, sapo u diplomua në shkollën e mesme dhe tani është në vitin e parë në kolegj. Jo vetëm që kemi biseduar, por bëjmë edhe vizita çdo vit tek gjinekologu për të kontrolluar himenin e saj”– u shpreh ndër të tjera T.I.

- SPONSOR -Smiley face