Nutella është një nga ushqimet shumë të preferuara nga fëmijët kryesisht por siç është thënë shpesh ky produkt është i pashëndetshëm. Një kavanoz me Nutella përmban : kakao, vaj palme, lajthi, sheqer dhe pluhur qumështi të skremuar. Në reklama shpesh e dëgjomë që ky ushqim nuk ka ngjyrues artificialë dhe se është i sigurt por ata nuk thonë  se më shumë se gjysma e kavanozit të Nutella është sheqer i pastër. Po ashtu vaji i palmës është përbërësi i dytë që është aspak i shëndetshëm dhe është yndyra më e fortë. Kështu që kur të çoni në mendje që të hani nutella, hani më mirë një frut ose një vakt me perime, pasi ja u sigurojmë që janë 100 herë më të shëndetshme.

- SPONSOR -