Kylie Jenner u shpall dje miliarderja më e re në moshë dhe ky status i saj i sjell edhe përgjegjësi për jetën dhe pasurinë e saj.  Ajo ka një pasuri prej  1 bilion dollarësh dhe të gjithë këto janë falë punës së saj ndërsa i dashuri,  reperi Travis Scott  ka shumë më pak, një pasuri prej  22 milionë dollarësh. Sipas disa burimeve për “Hollywood Life”  Kylie i ka kërkuar partnerit të saj një kontratë paramartesore për të mbrojtur pasurinë e saj.

“Kylie është e shqetësuar për fejesën apo martesën me Travis. Tani që është miliardere ajo do t’i kërkojë atij të firmosë kontratën më të rëndësishme për të mbrojtur të gjithë pasurinë e saj”, – u shpreh një burim për Hollywood Life.

Duke u Ngarkuar...

- SPONSOR -