Për herë të parë pas 30 vitesh Oscars nuk do kenë një prezantues pas dorëheqjes së Kevin Hart pas statusve homofobike. Nata më e madhe e ndarjes së çmimeve do të mbahet në 24 Shkurt dhe do ketë prezantues të ndryshëm për seksione të ndryshme.

Kjo gjë do ndryshojë vetëm nëse ndonjë superstar do gjendet për të prezantuar ceremoninë. Vendimi u bë i ditur vetëm një muaj pasi Kevin Hart dha dorëheqjen si prezantues i Oscars për shkak të statuseve të tij në twitter në vitin 2009 me një gjuhë ofenduese ndaj komunitetit LGBT. Epo deri në 24 Shkurt do na duhet të presim për surprizat që mund të na rezervojë akademia.

Duke u Ngarkuar...

 

- SPONSOR -