“Tom and Jerry” është një nga filmat vizatimor më të pëlqyer në të gjithë historinë dhe është i pëlqyer nga çdo moshë. Ky film është krijuar në vitin 1940 nga William Hanna dhe Joseph Barbera dhe në qëndër ka “zënkat” e macokut Tomi dhe miushit Jerry. Por seriali vizatimor na paska rezervuar një surprizë. Tom dhe Jerry do rikthehen së shpejti ! Ka qënë Tim Story, regjizor i njohur që do realizojë filmin e ri për maçokun Tomi dhe miushin Jerry, që është shprehur se do rikthejë serialin vizatimor. Puna ka nisur tashmë por nuk ka një datë për premierën zyrtare. Në film do jetë dhe një personazh i ri me emrin Kayla që do ndihmojë Tom që të ndalojë Jerry-n. Epo nuk na ngelet gjë tjetër veçse të presim !

- SPONSOR -