“Të përdorësh një fishë publike karikimi është njëlloj si të gjesh një furçë dhëmbësh në mes të rrugës dhe ta fusësh në gojë”. Kështu është shprehur për Forbes, zv.presidenti i X-Force Threat Intelligence, Caleb Barlow.

Nëse ju ndodh që nuk keni karikim dhe e vendosni telefonin në vende publike ekspertët paralajmërojnë se nuk duhet ta bëni.Sipas tyre, portat USB të rimbushësve publikë mund të jenë të modifikuara nga njerëz që kanë qëllime të këqia.

Smiley face

Në një rast të quajtur “juice jacking” kriminelët e kibernetikës mund t’i modifikojnë portat USB dhe t’u instalojnë viruse të cilët mund t’ju vjedhin të dhënat tuaja personale.Pas komprometimit të portës së karikimit hakerat mund të vjedhin lehtësisht një gamë të gjerë të të dhënave, duke përfshirë këtu mesazhet tuaja, postën elektronike, fotot dhe kontaktet.